Skuadra nga Drenasi dhe Gjilani do të ndeshen në ndeshjen e barazhit. Ferronikeli në sfidën ndaj Gjilanit do të kërkojë që të sigurojë mbetjen në elitën e futbollit, derisa gjilanasit synojnë që të sigurojnë rikthimin në Superligë për sezonin e ardhshëm.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave pritet të jep lojë interesante, për faktin se kjo ndeshjes është vendimtare për të dy ekipet.
Të dy skuadrat tashmë kanë bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, dhe të gatshëm për të nis këtë sfidë me peshe të madhe.
Ballafaqimi mes Ferronikelit dhe Gjilanit nis në orën 17:00. Ndërsa nesër luhet ndeshja e dytë e barazhit, ku do të takohen Trepça dhe Llapi. /KP/Telegrafi/