Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës do të zgjasë deri më 20 qershor dhe do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.
Më poshtë po ua sjellim lagjet ku do të bëhet dezinsektimi, sipas datave.
15 qershor: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;
16 qershor: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat dhe Kolovica;
17 qershor: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
18 qershor: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;
19 qershor: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
20 qershor: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.
Komuna e Prishtinës nëpërmjet një njoftimi ka lutur të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.
“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.