Site icon Telegrafi

Sot është shpallur ditë zie në Kumanovë

Në Kumanovë sot është shpallur ditë zie për shkak të tragjedisë që ndodhi në fshatin Rramanli ku nga shpërthimi i një bombolës humbën jetën katër persona.

Gjithsej kishte shtatë të lënduar të cilët nga lëndimet serioze që morën nga shpërthimi po mjekohen në klinikat e Shkupit, ndërsa një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa janë anuluar të gjitha aktivitetet kulturore, sportive dhe manifestime zbavitëse./Telegrafi/

Exit mobile version