Shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve zhvillohet sot (e enjte) nga ora 18:00 në Monaco. Gjatë shortit, 32 klube do të ndahen në tetë grupe të forta me nga katër.
Raundi i parë i ndeshjeve është më 19 dhe 20 shtator, ndërsa finalja më 1 qershor të vitit të ardhshëm në Wembley.
Kampioni në fuqi është Manchester City dhe llogaritet të jetë favoriti kryesor për të fituar titullin edhe këtë edicion.
Pesë klube spanjolle në short
Spanja do të ketë pesë klube në short (Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid, Real Sociedad, Sevilla). Anglezët përfaqësohen me (Manchester City, Manchester United, Arsenal, Newcastle), gjermanët me (Bayern, Borussia Dortmund, Leipzig, Union Berlin) dhe italianët (Napoli, Inter, Lazio, Milan) kanë nga katër klube.
Portugalia ka tre përfaqësuese (Benfica, Porto, Braga), dhe Franca (PSG, Lens) dhe Holanda (Feyenoord, PSV) kanë secila nga dy.
Austria (Salzburg), Skocia (Celtic), Serbia (Crvena Zvezda), Zvicra (Young Boys), Turqia (Galatasaray), Ukraina (Shakhtar), Danimarka (Copenhagen) dhe Belgjika (Antëerp) kanë secila nga një ekip në short.
Grupet janë bërë në mënyrë që një klub të tërhiqet nga çdo vazo dhe klubet nga i njëjti vend nuk mund të jenë në të njëjtin grup.
Për faktin se në grupin e dytë të fortë janë gjigantë si Real, United, Inter, Borussia, Arsenal dhe në të tretin, për shembull, Milan dhe Lacio, është e qartë se do të ketë grupe spektakolare.
Të gjithë duan të shmangin një ekip
Vazo e katërt zakonisht përbëhet me ekipe më pak të forta apo që nuk pritet të befasojnë. Megjithatë, aty gjendet ekipi i ‘minierës së arit’, Newcatle United.
Skuadra e madhe e krijuar nga miliarderët saudit është në grupin e fundit sepse prej vitesh nuk është në garat evropiane, por tashmë është aty dhe asnjë nga të mëdhenjtë nuk do ta dëshirojë në grup.
Në këtë vazo gjenden edhe Union Berlini, që ka befasuar dhe po beson në Bundelsiga.
Bayern Munic, Real Madrid, Milan dhe Newcastle mund të jetë një grup i mundshëm. /Telegrafi/