Telegrafi

Sot është mbajtur konferencë për shpallje të Malit Sharr për “Park kombëtar”

“Sfidat për mbrojtje të natyrës së Malit Sharr në rajonin e adhshëm të mbrojtur ndërkufitar “Shara/Sharri/Korabi” – është tema për të cilën biseduan faktorët kyç nga rajoni i Malit Sharr në kuadër të konferencës të cilën Shoqata ekologjike e Maqedonisë (SHEM) dhe platforma “Miqtë e Sharrit” e organizuan në Kodrën e Diellit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohen rezultatet nga aktivitetet e projektit trevjeçar “Ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve të Malit Sharr”, i realizuar nga SHEM dhe platforma “Miqtë e Sharrit”, ndërsa njëkohësisht edhe të prezantohen aktivitetet e përbashkëta nga më shumë faktorë vendor dhe ndërkombëtare në rajonin ndërkufitar Shara/Sharri/Korabi në kuadër të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Frosina Pandurska Dramiqan nga platforma “Miqtë e Sharrit”.

Sipas kryetarit të SHEM, Sllavço Hristovski, po bëhen pothuajse 20 vite nga fillimi i iniciativësë për shpallje të Malit Sharr për park kombëtar.

Në këtë konferencë përveç hulumtimeve të fundit për resurset natyrore të Malit Sharr, u prezantuan edhe aktivitetet e përfaqësuesve nga Parku Naciona “Malet e Sharrit” nga Kosova, përfaqësues nga Parku i Natyrës “Korab-Koritnik” nga Shqipëria, përfaqësues nga Fondacioni “Euronator” nga Gjermania, si dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare GIZ, SWG dhe UN Environment./Telegrafi/