Nëna e motrave Ismaili, Mona ka pak muaj prej kur ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.
Zanfina Ismaili sot përmes një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku kujton se si kanë festuar ditëlindjen e nënës.
Këngëtarja ka shkruar edhe një mesazh prekëse rreth kësaj dite të shënuar në jetën e Zanit, transmeton Telegrafi.
“Urime ditëlindja mami! Çdo herë kemi dal bashkë. Sot është dashur ne me qenë bashkë, por jeta na ndau aq padrejtë. Po mundona me bë e fortë si ti! Me të bë krenare! Po gjithçka është shumë më e vështirë pa ty. E kom veç 1 dëshirë: me të pa edhe një here”, ja shkruar Zani në Instagram. /Telegrafi/