Telegrafi

Sot është dita ndërkombëtare kundër torturës

Me rastin e 26 qershorit, ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave të torturës, Avokati i Popullit i Maqedonisë, u është drejtuar qytetarëve me një porosi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ixhet Memetit, avokat i popullit, në këtë ditë vihet në pah angazhimi për efikasitet më të lartë në hetimin e të gjitha formave të mundshme të një shkelje të këtillë të të drejtave të njeriut.

Memeti tha se në këtë ditë theksohet nevoja për një luftë të përhershme ndaj torturës dhe formave tjera të ndëshkimit, pasi që e njëjta është e ndaluar, pa marrë parasysh qëllimet e përdorimit të torturës./Telegrafi/