Site icon Telegrafi

Sot është dita më depresive e vitit

Njerëzit kanë shumë arsye për tu ndier në depresion sot. E hëna depresive zakonisht prekë të punësuarit. Ka kaluar vetëm gjysma e muajit, ndërsa rroga është shpenzuar.

Vetë fillimi i javës, respektivisht shkuarja në punë është stresuese, ndërsa bashkë me këtë edhe kushtet atmosferike janë të papërshtatshme, ndërsa ‘syri i pranverës’ duket ende shumë e larg.

Se 17 janari është dita më depresive sipas një formule matematikore ka konstatuar psikologu Cliff Arnall. Sipas tij në këtë ditë bëhen bashkë shumë faktorë të një lloj depresioni. Njerëzit janë depresiv pasi fillojnë t’i shkelin pretimet e Vitit të Ri, rrogën tashmë e kanë shpenzuar, ndërsa para vetes kanë shumë fatura të papaguara. Po ashtu, shumë të punësuar frikësohen se do ta humbin vendin e punës, ndërsa moti i ftohtë i ndihmon kësaj atmosfere mbytëse, shkruajnë mediat e huaja. /Telegrafi/
 

Exit mobile version