Edon Maxhuni ka arritur që me kombëtaren finlandeze të U-18 të kualifikohet në çerekfinale të Eurobasketit të këtij viti që po mbahet në Turqi.
Finlanda ka dalë prej grupit B me dy humbje dhe një fitore, ku ishin edhe Gjermania, Greqia dhe Turqia.
Edoni kishte një mesatare prej 17 pikëve dhe 3.3 asistimeve për ndeshje, transmeton Telegrafi.
Finlandezët tani synojnë gjysmëfinalen dhe ndonjë medalje.
Ndeshja e radhës e Finlandës është kundër Italisë, e cila do të zhvillohet sot në ora 16:30. /Telegrafi/