Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, organizojnë ecjen me moton “Lëvizim për Shëndet”.
Qëllimi i ecjes është promovimi i stilit të shëndetshëm të jetesës nëpërmjet aktivitetit fizik. Kjo ngjarje shënon fillimin e fushatës “Lëvizim për shëndet”, që synon ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e aktivitetit fizik për të gjithë, duke përfshirë fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, familjet dhe mjedisin e punës.
Ecja fillon prej Qendrës Rekreative në parkun “Gërmia” dhe vazhdon deri në “Pyllin e arinjve” tek liqeni i Badovcit. /Telegrafi/