Para 17 vitesh, më 11 qershor të vitit 1999 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Kumanovës me anë të së cilës iu dha fund dhunës serbe në Kosovë, si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.
Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999.
Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.