Legjendari Anderson Silva është tërhequr nga luftimet vitin e kaluar. Luftëtari i famshëm i MMA-së, i cili ishte kampioni dominues i peshave të mesme të UFC-së për vite me radhë ka ndryshuar shumë që nga pensionimi i tij.
Ndonëse nuk është një periudhë e gjatë, njoftimi i fundit shkaktoi reagime të shumta nga fansat.
Gjegjësisht, Silva ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram në të cilën ai shihet se ka bërë një ndryshim drastik në pamje.
Ai rriti mjekrën dhe kështu ndryshoi plotësisht imazhin e tij. Padyshim që ka shtuar disa kilogramë sepse nuk merret më me sport, por për këtë arsye është duke buzëqeshur dhe duket se po e shijon pensionin.
Silva ka dalë në pension që nga viti 2020 dhe vitin e kaluar ai u kthye për pak kohë nga pensioni për të bërë një ndeshje boksi.
Në atë meç, YouTuber Jake Paul e mposhti atë me vendim të arbitrit pas tetë raundesh. Ai është rikthyer në jetën publike së fundmi për të promovuar serialin e tij të ardhshëm biografik. /Telegrafi/