Site icon Telegrafi

Sot duhet të votohet ligji për gjuhët dhe gjykatësit kushtetues

Në Kuvendin e Maqedonisë për sot është planifikuar vazhdimi i seancës së 27-të, në të cilën duhet të votohet propozim-ligji për gjuhët në lexim të dytë dhe propozimet e presidentit për gjykatës kushtetues.

Për këto propozime pardje në Kuvend seanca u mbyll pa debat dhe për shkak të mospasjes së kuorumit Talat Xhaferi, vendosi që votimit të bëhet sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ligji për gjuhët dhe gjykatësit kushtetues sillen me shumicë të thjeshtë nga numri i deputetëve, gjegjësisht 61 vota.

Xhaferi para dy ditëve në një emsiosion tha se pret që në vazhdimin e sotëm të ketë kuorum dhe të votohen ligjet e paraparë./Telegrafi/

Exit mobile version