Site icon Telegrafi

Ndërpritet seanca e komisionit të Kuvendit, këta janë anëtarët

13:40 Ndërpritet seanca koordinuese tek kryetari aktual Veljanoski, për të vazhduar në ora 15.30. Aleanca për shqiptarët nuk do të përfaqësohet në këtë komision, BDI do të ketë një anëtar, Lëvizja Besa do të ketë një anëtar, OBRM-PDUKM do të ketë gjashtë anëtarë ndërsa LSDM do të ketë pesë anëtarë.

Ilia Dimovski, Oliver Spasovski, Talat Xhaferi dhe Afrim Gashi janë zgjedhur për të përfaqësuar partitë në këtë komision.

———————————————————————————————

Më në fund, pas 81 ditëve deputetët do të kthehen në vendin e punës, për të rifilluar punënë rreth konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë ku pika të rendit të ditës duhet të jenë: Zgjedhja e Kryetarit dhe shpallja e zgjedhjeve lokale që tashmë janë vonuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Iniciativën për ri-nisjen e punës së Kuvendit e ka dorëzuar LSDM-ja e Zoran Zaev me 67 nënshkrimet e deputetëve të BDI-së, Besës dhe Aleancës për Shqiptarët.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski për sot ka thirrur seancë të komisionit për emërim dhe zgjedhje ku duhet të diskutohet për emërime dhe zgjedhje të këtij komisioni.

Përndryshe, për dy muaj të zgjedhurit e Kuvendit deri tani kanë përfituar: 312.000 euro për paga për dy muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version