Site icon Telegrafi

Sot duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Erasmus’

Sot në Prokurorinë Themelore Shkupi 1 duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Erazmus’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dyshuarit akuzohen se gjatë periudhës 2015 – 2016, duke shfrytëzuar pozitën e tyre, kanë kryer vepra penale. B. Sh dhe S. R akuzohen për verpën penale të ”ryshfetit”; D. J akuzohet për ”ryshfet dhe pranim dhurate për ndikim të paligjshëm; L. J dhe S. D akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.

Në akuzë është përfshirë edhe personi D. D, për tre vepra penale të ”ryshfetit”, ndërkaq ndaj personit T. F është ndërprerë procedura hetimore, në mungesë dëshmishë./Telegrafi/

PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion e ka ngritur rastin në tetor vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version