Telegrafi

Sot duhet të mbahet seanca gjyqësore ndaj gazetarit Bozhinovski

Për këtë muaji, u njoftua se në Gjykatën Penale të Shkupit janë caktuar të mbahen seancat e proceseve gjyqësore që shkaktojnë interesin më të madh të opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për sot është caktuar gjykimi ndaj gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski. Ai ngarkohet për bashkëpjesëmarrje në krim, spiunim dhe shantazh.

Lexo po ashtu Publikohet filmi dokumentar për rastin ‘Spiun’ (Video)

Rikujtojmë opinionin se në Al Jazeera Balkan të dielën e fundit në ora 17:05 u transmetua premiera e filmit dokumentar maqedonas për rastin ‘Spiun’. /Telegrafi/