Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi sot do të dorëzojnë peticionin “Drejtësi Për Astritin”.
Ato kanë ftuar qytetarët që mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Raporti i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Ndryshe, peticioni “Drejtësi për Astritin” deri ditën e djeshme është raportuar se ka mbledhur rreth 25 mijë nënshkrime.