Telegrafi

Sot dorëzohet çmimi ‘Jean Monnet’

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar dhe kryetarja e nderit të jurisë ‘Zhan Mone’, Sonila Meco, gazetare dhe eseiste, sot për të 14 herë do të dorëzojnë çmimet vjetore për gazetari, për fotografinë raportuese dhe fotografinë amatore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes fituesve të çmimit janë edhe gazetarët mirë të njohur, foto-reporterët, si dhe autorë të rinj. Këtë vit janë pranuar 58 paraqitje, 14 për fotografinë më të mirë raportuese, 7 për tekstin më të mirë gazetaresk dhe 37 për fotografinë më të mirë amatore, njofton AIM.

Çmimi ‘Zhan Mone’ përbëhet nga statujat e vogla për të gjithë fituesit dhe shpërblim në para prej 1 mijë euro për artikullin më të mirë, 1 mijë euro për fotografinë më të mirë raportuese dhe 500 euro për fotografinë më të mirë amatore. /Telegrafi/