Me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjes Sope, të cilët humbën jetën të shtunën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka shpallur të dielën ditë zie në Prizren.
Në shenj dhembjeje e nderimi për viktimat e familjes Sope, Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet e planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet, thuhet në njoftimin e Komunës, njofton Telegrafi.
Kryetari Haskuka, në emër të qytetarëve shpreh ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave. /Telegrafi/