Site icon Telegrafi

Sot ditë zie në Pejë, varrosen nëna dhe djali i saj pesë vjeçar që humbën jetën nga vërshimet

Foto: Ilustrim

Në nderim të viktimave që kanë humbur jetën ditën e shtunë në Pejë si pasojë e vërshimeve, Komuna e Pejës ka vendosur që sot ditën e hënë të shpallë ditë zie.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se të gjitha angazhimet e planifikuara për ditën e sotme janë pezulluar, transmeton Telegrafi.

Të shtunën në Pejë ka pasur vërshime, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën, dhe disa tjerë janë lënduar.

Policia ka konfirmuar se viktimat janë një 26 vjeçare dhe fëmija i saj 5 vjeç, varrimi i tyre do të bëhet sot.

Lexo po ashtu Përmbledhje e detajuar e gjithë asaj që ndodhi gjatë dhe pas vërshimeve në Pejë

Gjithashtu janë shkaktuar dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version