Në kujtim të viktimave nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, sot në Maqedoninë e Veriut është shpallur ditë zie.
Në vendin tonë dhe përpara përfaqësive diplomatike dhe konsullore flamuri është ulur në gjysmështizë.
Vendimi është marrë dje nga Qeveria, si shprehje e solidaritetit dhe respektit për numrin e madh të jetëve të humbura të shkaktuara nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Turqi dhe Siri më 6 shkurt.
Numri i të vdekurëve nga tërmetet, që nga dje ka shkuar në mbi 33 mijë./Telegrafi/