Telegrafi

Sot ditë zie në Kosovë

Sot në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan George H.W.Bush.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush për lirinë e Kosovës, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie shtetërore.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.