Site icon Telegrafi

Sot ditë zie, Kosova solidarizohet me Turqinë e Sirinë pas tërmeteve

Flamuri në gjysmështizë /Foto: Ridvan Slivova

Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar. 

Presidentja theksoi se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona, raporton Telegrafi.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.

Presidentja ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur sërish. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 7.266.

Këto shifra vijnë në kohën kur ministri turk i Shëndetësisë, konfirmoi për 5.434 persona të vdekur në Turqi, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, në Siri kanë humbur jetën 812 persona në zonat që kontrollohen nga qeveria siriane, kurse vlerësohet se 1.020 tjerë mund të kenë vdekur në zonat që kontrollohen nga rebelët. /Telegrafi/

Exit mobile version