Site icon Telegrafi

Sot Dita ndërkombëtare e infermierisë

12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermiereve. Kjo ditë mbeti për shkak të ditëlindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.

Kjo ditë me aktivitete të ndryshme po festohet çdo vit edhe në Kosovë.

Fillimisht Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Odën e Infermierisë, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, organizon një tryezë me moton “Infermierët – Forcë për ndryshim – Përmirësimi i aftësive ripërtëritëse në sistemin shëndetësorë”, pastaj, studentët dhe stafi i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, do ta shënojnë këtë ditë në mënyrë simbolike, duke ofruar kujdes dhe shërbime medicinale falas për qytetaret e interesuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kurse, Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me radhë “Ditën ndërkombëtare të infermierisë” me ç‘rast do të ketë aksion për dhurimin e gjakut në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Përafërsisht 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të të gjithë të punësuarve janë infermiere dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.

Exit mobile version