Telegrafi

Sot dita e tretë e protestës

Klubi Politik i Studentëve, do të protestojë për herë të tretë sot para KEDS-it, për të kërkuar uljen e çmimit të energjisë elektrike, kthimin e tarifës së lirë në orarin ditor dhe transparencën publike mbi pronarin e distribucionit, KESCO.

Në ditën e parë në këtë protestë u arrestuan katër pjesëmarrës, ndërsa në të dytën protestuesit nuk u lejuan të futën fare në oborrin e objektit të KEDS-it.

Protesta do të vazhdojë edhe sot, prej orës 12:00. /Telegrafi/