Site icon Telegrafi

Sot dita e tretë e koordinimit për Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Bashkërendimi i Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime dje u shty për ditën e sotme. Arsyeja e shtyrjes së mbledhjes është bërë për shkak të dallimeve të mëdha në qëndrimet e anëtarëve të komisionit. Takimi duhet të fillojë në ora 11:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati i djeshëm zgjati dy orë për të shkuar në pauzë. U propozua që takimi të vazhdohet më vonë, por nuk u pajtuan të gjithë. Paraprakisht nuk u arrit asnjë marrëveshje për kryetarin e Komisionit në fjalë.

Para tre ditëve u arrit marrëveshja për numrin e anëtarëve të komisionit. Sipas kësaj ujdie, OBRM-ja ka 6 anëtarë, LSDM-ja ka 5 anëtarë, pastaj BDI-ja dhe Besa nga një anëtarë./Telegrafi/

Exit mobile version