Në Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, do të organizohet sot Dita e Patates. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Aktiviteti do të filloj në orën 10:30 ndërsa, pos ministrit Krasniqi dhe fermerëve do të marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve lokale dhe të atyre qendrore. /Telegrafi/