Site icon Telegrafi

Sot “Dita e heshtjes” prandaj hindusët nuk dalin nga shtëpia

Me rastin e festës Nyepi ose Dita e heshtjes që i kushtohet agjërimit, meditimit dhe heshtjes, qytetarët e Indonezisë sot nuk dalin nga shtëpitë e tyre dhe në çdo vend mbisundon heshtja dhe paqja, raporton Anadolu Agency (AA).

Indonezianët besojnë se në këtë ditë çlirohen mendimet dhe ndjenjat e këqija.

Madje edhe ata që nuk janë ithtarë të hinduizmit duhet të respektojnë rregullin e mosdaljes në rrugë.

Po ashtu, 24 orë nuk dalin nga shtëpia, nuk ndezin dritën, nuk punojnë, nuk lundrojnë dhe nuk flasin.

Exit mobile version