Sot është dita e fundit e Auto Expo 2018 që po mbahet në Çarshia Fashion District në Marigona Residence.
Pas rikthimit më interesant se asnjëherë më parë, Auto Expo i këtij viti ka mbledhur edhe më shumë brende të prodhuesve më të njohur të veturave.
Përveç argëtimit në ambientin fantastik të Çarshisë, edicioni i këtij viti po sjell çmime me ZBRITJE SPECIALE për secilin brend të veturave.
Brendet e prodhuesve të automjeteve që janë duke ekspozuar makinat e tyre në këtë organizim janë Alfa Romeo, Audi, BMW; Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, KIA, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Porsche, Peugeot, Renault, Seat, Škoda, Suzuki, Toyta dhe VW.
Të gjithë ata që e kanë ndarë mendjen të bëhen me veturë të re, ky është momenti që ta marrin atë me çmim super special pasi që zbritja do të vlejë vetëm sot.