Telegrafi

Dita e dytë e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Liderë politikë e shtetërorë dhe zyrtarë të çështjeve të sigurisë nga vende të ndryshme të botës ndodhen në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në qytetin e Munihut.

Brenda afatit treditor të kësaj konference ku diskutohen shumë tema që e preokupojnë komunitetin ndërkombëtar, temë diskutimi është edhe Ballkani Perëndimor.

Në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, ndodhet edhe Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Të premten (dita e parë e konferencës) është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme përmes së cilës synohet të rihapet linja hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja u firmos nga delegacioni kosovar i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.