Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të zhvillojë një takim me drejtorët komunalë të arsimit.
Në një njoftim për media, thuhet se Bajrami bashkë me drejtorët do të diskutojnë rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017.
Takimi do të mbahet në orët 13:00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.