Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot ekipet e mirëmbajtjes kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Lagjja” Lakrishte”, një pjesë e Lagjes” Dardania” dhe një pjesë e Lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te objekti i ri i Komunë së Prishtinës.
“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/