Site icon Telegrafi

Sot diplomojnë gjenerata e dytë dhe e tretë e Institutit Limak

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” mban ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e diplomimit të gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit të Limak për Shërbime Aeroportuale.

Limak ASI ka për qëllim përkrahjen e studentëve të fushave te ndryshme në zhvillimin e shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve profesionale të certifikuara ndërkombëtarisht dhe punësimit te të rinjve.

Studentëve që kanë përfunduar me sukses programin, u ofrohet punësim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por edhe në një numër institucionesh të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version