Telegrafi

Sot me diell, të shtunën ulen temperaturat

Këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, teksa zonat lindore rrezikohen nga reshje të pakta shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremumet ditore. /Telegrafi/