Faza e parë e dezinsektim ajror në rrethinën e Shkupit kundër mushkonjave do të fillojë këtë fundjavë.
“Dezinsektimi i ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të zhvillohet më 18.05.2019 (e shtunë) dhe më 19.05.2019 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Nëse kushtet klimatike nuk mundësojnë që të kryhet dezinsektimi, atëherë ajo do të bëhet në ditët e ardhshme, kur do të ketë kushte klimatike të volitshme.
Në të njëjtën kohë kërkohet që bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/