Telegrafi

Sot dhe nesër regjim i posaçëm komunikacioni në qendër të Shkupit

Sot dhe nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Regjimi i qarkullimit, siç thonë nga MPB, po vendoset për shkak të mbajtjes së takimit ministror në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët, shfrytëzuesit e rrugës, që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë.