Në Shkup sot dhe nesër do të mbahet Konferenca ndërkombëtare për cilësi dhe siguri të ushqimit, shëndetit dhe nutricionizmit ‘Nutrikon 2016’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferenca organizohet në bashkëpunim me Grupacionin evropian për inxhinieri higjienike dhe dizajn (EHEDG) dhe Nismën për harmonizim global (GHI). Ngjarja është akredituar nga Oda stomatologjike e Maqedonisë.
Në konferencë do të marrin pjesë 150 shkencëtarë, hulumtues, kompani, organizata qeveritare dho joqeveritare, konsultantë dhe indivië të cilët punojnë në sfera të ndryshme të prodhimeve. /Telegrafi/