Kryendeshja do të luhet në kryeqytet, mes Prishtinës dhe Drenicës. Prishtinasit pas fitores së madh në javën e kaluar kundër Llamkos Kosovës, pikët e plota do t’i kërkojnë edhe në duel me kuqezinjtë e Skenderajt, këta të fundit pas 13 ndeshjeve pa humbje, në xhiron e kaluar pësuan disfatë kundër Ferronikelit.
Drita-Trepça, është një tjetër ndeshje e rëndësishme, sidomos për mitrovicasit të cilët gjenden në mesin e skuadrave të rrezikuara.
Ndërkohë, Ferronikeli që më të gjitha forcat po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit në “Bajram Aliu” do të pres Besën e Pejës. /KP/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 20-të
Sot takohen:
Ferronikeli-Besa
Drita- Trepça
Prishtina-Drenica
Trepça ’89-Hajvalia
Dje
Ferizaj-Fushë Kosova 1-0
Trepça ’89-Hajvalia 0-4
Llamkos Kosova pushon në këtë xhiro.