Atmosfera në kampin ‘xehetar’ është më e tensionuar, kryesisht për shkak të dënimeve të fundit të Shkallës së Parë të Komisionit Disiplinor për Shpëtim Babajn, Lavdim Balijën dhe Liridon Vocën, të cilët s’do të luajnë në tri ndeshjet e ardhshme. Megjithatë, trajneri Emin Ajvazi është optimist.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që ne do të luajmë për mbijetesë. Kemi paksa presion por jam optimist që do të shënojmë fitore. Jemi të motivuar pas pikës së marrë ndaj Hajvalisë në udhëtim”, deklaroi Ajvazi për gazetën Arena, i cili s’do të ketë në dispozicion Babajn, Balijën e Vocën. /Arena/Telegrafi/