Site icon Telegrafi

Sot, derbi i Drenicës

Ndeshja kryesor do të luhet në “Bajram Aliu”, mes rivalëve lokal Drenicës dhe Ferronikelit.

Kuqezinjtë kësaj ndeshje i hynë pa ndonjë presion për faktin se aktualisht gjenden në pozitën e katërt, derisa skuadra nga Drenasi do të kërkojë fitore në mënyrë që të rris gjasat në garën për ekzistencë.

Sot do të përballen edhe Fushë Kosova Trepça ’89, derisa të dielën do të luhen edhe dy ndeshje ku spikat sfida ndërmjet liderit Llamkos Kosova dhe Prishtinës, e cila është e dyta me dhjetë pikë prapa. /KP/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga – Xhiroja e 19-të

Sot takohen:
14:00, Fushë Kosova – Trepça ’89
14:00, Drenica – Ferronikeli

Nesër takohen:
13:00, Llamkos Kosova-Prishtina
14:00, Besa-Ferizaj
Trepça pushon 

Exit mobile version