Telegrafi

Sot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, emërohen anëtarët e ri të KQZ-së.

Anëtarët e ri të KQZ-së, sot do ta bëjnë betimin para presidentit Hashim Thaçi.

Ndryshe, Ambasada amerikane kërkoi nga presidenti Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për siç thuhet në reagim, t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës. /Telegrafi/