Site icon Telegrafi

Sot bëhet thirrja e parë me kodin e +383

Sot do të realizohet thirrja e parë telefonike me kodin e ri telefonik të Kosovës, +383.

Kjo do të bëhet në konferencën për media të Drejtorit Menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Realizimi i thirrjes së parë teknike dhe fillimi i funksionimit praktik i kodit të ri shtetëror telefonik +383 do të bëhet në ora 10:30.

Kosova ka marrë kodin telefonik +383, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) më 15 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version