Site icon Telegrafi

Sot bëhet rotacioni i nëntë i policëve sllovak në Maqedoni

Sot në Maqedoni do të arrijë rotacioni i nëntë i përfaqësuesve të policisë sllovake, në pajtim me memorandumin për kuptim mes ministrive të punëve të brendshme të dy vendeve, njoftojnë nga ambasada e Sllovakisë në Shkup.

Njësiti prej 15 policëve sllovak do të zbatojë patrulla të përbashkëta me policët nga Maqedonia në kufi me Greqinë, me qëllim parandalimin e kalimit joligjor të kufinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Policia sllovake do të vendoset në Manastir dhe Mexhitlija. Policët do të jenë të përgatitur me makina motorike për terren, kamera terkime dhe pajisje për shikim natën”, thonë nga ambasada sllovake.

Republika e Sllovakisë nga muaji mars i vitit 2016, deri tani ka dërguar gjithsej 205 zyrtarë policorë./Telegrafi/

Exit mobile version