Site icon Telegrafi

Sot bëhet ribashkimi i pesë trupave të martirëve të Gjakovës

Sot në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Gjakovës në Kodrën e Çabratit do të bëhet ribashkimi i pesë trupave të identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Shoqata “Thirrjet e Nënave” njoftoi se bëhet fjalë për martirët Ilir Berisha, Ferhat Bicurri, Driton Lluhani, Florim Luzha dhe Taulant Nura.

Kjo shoqatë thotë se ribashkimi i trupave përmes një ceremonie të veçantë me familjarë do të bëhet në ora 13:30.

Exit mobile version