Sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim ndërtesa e re e Gjykatës Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas paralajmërimeve ceremonia e hapjes do të mbahet në mesditë në sallën e madhe ku do të marrin pjesë përfaqësues të organeve gjyqësore të shtetit dhe dimplomatë vendas dhe të huaj.
Në takim me gazetarët, kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev deklaroi se ndërtesa do të fillojë me punë nga dita e hënë, ndësa si lëndë të parë në punën e objektit të ri e paralajmëroi rastin “Titanik”, të Prokurorisë Speaciale të Maqedonisë, ku të akuzuar për parregullsi zgjedhore janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe 20 bashkëpunëtorë të tij nga Komiteti ekzekutiv i atëhershëm i OBRM-PDUKM-së.
Objekti i ri ka 25 salla gjykimi bashkëkohore dhe kushte bashkëkohore për punë. Ndërtimi i ndëtesës së re filloi në maj të vitit 2010, ku në vendosjen e themelit ishin të pranishëm, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i atëhershëm i drejtësisë, Mihajllo Manevski.
Asokohe Manevski kishte deklaruar se objekti do të jetë i gatshëm për 18 muaj, se ndërtimi do të kushtojë rreth 8,5 milionë euro dhe se do ë finansohet nga Banka Botërore dhe buxheti i shtetit./Telegrafi/