Telegrafi

Sot bëhet hapja e Parkut të Biznesit në Drenas

Parku i Biznesit shtrihet, në fshatin Koreticë e Epërme të Komunës se Drenas-it. Ky park ka një sipërfaqe prej 24 hektarësh dhe do të jetë pjesë e një Zone të ardhshme industriale, me mbi 130 hektar.

Tanimë janë nënshkruar kontratat me përfituesit e Bizneseve nga Faza e dytë e aplikimit dhe është në përfundim dhe faza e tretë.

Parku i Biznesit në Drenas në kapacitetet e veta ka edhe një numër të ngastrave të lira dhe për këtë qëllim Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, shpallë konkurs publik për kompanitë vendore dhe ato të huaja të cilat janë të interesuara të vendosen në këtë park.

Parku ofron një vend ideal me infrastrukturë të kompletuar dhe shërbime kualitative.
Totali i investimeve në Parkun e Biznesit në Drenas është 5 milionë 504 mijë e 192 euro. /Telegrafi/