Site icon Telegrafi

Sot bëhet dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga pakicat

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës sot do të bëhet nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Sipas një deklarate të Presidencës, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

Ndryshe, më 17 tetor ishte paraparë dekretimi i gjyqtarëve serbë që do të punonin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, por që për shkak të mosardhjes së gjyqtarëve kishte dështuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadar Vuçiq kohë më parë janë marrë vesh që marrëveshja për drejtësinë të fillojë së zbatuari nga 17 tetori, ditën kur pritej të bëhej dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas dështimit të dekretimit më 17 tetor, presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte akuzuar Serbinë dhe BE-në për dështimin.

Exit mobile version