Në Akademinë Ushtarake ‘Gjeneral Mihaillo Apostollski’ sot ministri i Mbrojtjes, Zoran Joevski do të marrë pjesë në solemnitetin e rastit të betimit të kadetëve nga gjenerata e 10-të dhe promovimin e nënkolonelëve nga gjenerata e 16-të e Akademisë Ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Betimi solemn do të japin 29 kadetë, prej të cilëve gjashtë pjesëtare femra dhe shtatë studentë të drejtimeve civile. 10 janë nga Maqedonia, 4 nga BeH, 3 nga Mali i Zi dhe 2 nga Kosova.
Të promovuar si nënkolonelë do të jenë 35 kadetë, prej të cilëve shtatë pjesëtarë të gjinisë femërore. Prej tyre 25 janë nga RM, 3 nga Mali i Zi, 3 nga BeH dhe 4 nga Kosova. /Telegrafi/