Site icon Telegrafi

Bëhen 28 vjet nga rënia e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

28 vite më parë në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.

Për të nderuar heronjtë, sot do të bëhen homazhe:

Në orën 11:00, në fshatin Llugë të Besianës homazhe mbahen te obilesku i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa, në orën 12:00, në fshatin Llaushë të kësaj komune, te varri i heroit të kombit Fahri Fazliu.

Po ashtu, më 2 nëntor, në orën 14:00 bëhen homazhe në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, tek vendi ku para 28 vjetësh heronjtë e kombit shqiptar ranë në një ballafaqim të drejtpërdrejtë kundër forcave policore ushtarake serbo-jugosllav .

Exit mobile version