Telegrafi

Sot arrijnë vaksinat kundër turbekulozit në Maqedoni

Sot duhet të arrijnë vaksinat kundër turbekulozës, të njohura si vaksina be-se-zhe, të cilat në klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, zyrtarisht kanë munguar tre javë, gjithashtu edhe në vendet tjera të lindjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM, përsëri, foshnjet lëshohen nga spitali të pavaksionuar tashmë katër muaj. Nga Ministria për shëndetësi thonë se vaksinat do të arrijnë sot, kurse nga java e ardhshme do të shpërndahen edhe nëpër spitale. Arsyja për mungesën e tyre ka qenë temperatura e ulët, të cilët përbëjnë rrezik gjatë transportit.

Ministria për shëndetësia nuk është përgjigjur në akuzën e LSDM-së për mungesën e vaksinave. /Telegrafi/